fbpx

Mourinho: Kjo është gjëja e parë që kam bërë kur kam dëgjuar për Casillasin

Jose Mourinho nuk ka humbur kohë për të kontaktuar Porton e për të mësuar rreth gjendjes shëndetësore të Iker Casillas.

Portieri spanjoll të mërkurën është detyruar t’i nënshtrohet një operimi, pas një sulmi në zemër.

Mourinho, që ka pasur jo pak momente tensionuese me Casillas sa ishin te Real Madrid, ka thënë se me të dëgjuar lajmin ka kontaktuar me skuadrën e Portos, për të mësuar më shumë për shëndetin e 37 vjeçarit.

“Të gjithë e dimë se unë vendosa ta largojë nga formacioni, ka pasur një konfrontim, nuk do të thoja ego, por ishte mes kapitenit të Real Madrid dhe trajnerit të Real Madridit”, ka deklaruar Mourinho.

“Nuk ishte e lehtë për mua që ta merrja atë vendim, dhe për të nuk ishte e lehtë që ta pranonte. Por ne kemi një raport pozitiv, dhe nuk është ajo që njerëzit mendojnë”.

“Më vjen keq për atë që ju ka ndodhur, unë menjëherë kontaktova FC Porton për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Porto ka një departament mjekësor fantastik, një nga më të mirët me të cilët kam punuar. Ai është në duar të mira, dhe sipas shtypit spanjoll, ai mund të kthehet të luajë”.