fbpx

Mund të përfundoni në burg, nëse shpërndani videon e masakrës në Zelandën e Re

Personat të cilat ndajnë pamjen e masakrës në xhaminë e Zelandës së Re mund të përfundojnë në burg, sipas krerëve britanezë.

Kërkesa vjen pasi fëmijët thuhet se po përhapin videon e nëpër rrjetet sociale.

Neil Basu, oficeri më i lartë i policisë anti-terroriste në Mbretërinë e Bashkuar, paralajmëroi përdoruesit e mediave sociale se ata mund të frymëzojnë krime të mëtejshme përmes shpërndarjes së videove. Kjo mund t’i ngarkojë ata me akuzën e nxitjes së “propagandës terroriste”.

Vepra e tillë aktualisht penalizohet me një dënim maksimal prej shtatë vjetësh. Kjo do të ngrihet në 15 vjet sipas ligjeve të reja të Britanisë së Madhe.

Dr. Bernadka Dubicka, e cila kryeson fakultetin e fëmijëve dhe adoleshentëve në Kolegjin Mbretëror të Psikiatërve, tha për The Times se “shumë fëmijë kanë qasje në të … djali im u kthye nga shkolla duke thënë se po videoja po përhapet në shkollën e tyre”.

Dy njerëz tashmë janë arrestuar në Britani të Madhe të cilët mbështetnin sulmin “online”.