fbpx

Murinjo: Mbape , investim më i mirë për të ardhmen

Hoze Murinjo në të ardhmen, në cilindo klub që të shkojë, kërkesa e tij për merkaton do të jetë vetëm një: Kilian Mbape. Trajneri portugez është i sigurt se aktualisht nuk ka futbollist që vlen më shumë se sa sulmuesi francez.

Mbape është që tani i pabesueshëm, nuk kemi nevojë të mendojmë se si do të jetë pas 5 apo 10 viteve. Mesi dhe Kristiano Ronaldo kanë më shumë se 30 vite, Nejmar 27. Prandaj në ditët e sotme, Mbape do të ishte investimi më i mirë nga të gjithë. Është e drejtë që ai të jetë futbollisti më i shtrenjtë në merkaton botërore”, tha Murinjo.

Ndoshta Murinjo do të ketë mundësinë të shohë në veprim nga afër talentin francez edhe pa paguar para për ta blerë, pasi shpesh në kohët e fundit është përfolur se ai është një kandidat potencial për t’u ulur në stolin e PSZH, i cili ka si objektiv të kthehet në klubin më të fortë në Europë duke fituar Ligën e Kampioneve.