fbpx

Myslimanët australianë nderojnë viktimat e terrorizmit në Zelandë të Re

Muslimanët në Australi kanë falur sot namazin e xhenazes në mungesë, për të vrarit në sulmin terrorist në Christchurch të Zelandës së Re javën e kaluar.

Gjatë namazit të xhumasë, qindra xhami në të gjithë vendin përçuan mesazhin e unitetit dhe nënvizuan se terroristët synojnë të ndajnë shoqërinë duke përhapur frikën.

Talha Bozkurt nga një OJQ rinore islamike në Australi, tha se muslimanët nuk kishin aspak frikë për të mbushur xhamitë.

“Ngjarjet nuk rezultuan me dëshirën që e kishin terroristët”, tha Bozkurt, duke shtuar se qëllimi i sulmit ka qenë të frikësonte komunitetin musliman, në mëyrë që ky të mos shkojë në xhami.

Pas sulmeve terroriste, policia bëri roje gjatë namazit të xhumasë në Australi.

E premtja shënoi saktësisht një javë nga sulmet në të cilat u vranë të paktën 50 muslimanë, kur një terrorist hapi zjarr mbi besimtarët në xhamitë Al Noor dhe Linwood në Christchurch.

Masakrën e kreu Brenton Tarrant 28 vjeç, i lindur në Australi për çka aktualisht po mbahet në një burg të sigurisë maksimale në Auckland./Anadolu Agency/