fbpx

Naço: Asnjë prej nesh nuk ishte në nivelin e duhur

Naçu u largua nga ndeshja e humbur me Ajaksin , pas kartonit të dytë të verdhë. Mirëpo nuk fshehu emocionet e tij pas përfundimit të sfidës në Madrid, duke potencuar qartë se të gjithë janë të zhgënjyer me rezultatet dhe me lojën e shfaqur, e në veçati tani kur janë jashtë garave të mëdha në Spanjë dhe Evrpopë.

Jemi të zhgënjyer. Nuk jemi mësuar të jemi në këtë fazë të sezonit dhe të mos luftojmë për një titull. Është e komplikuar. Nuk jemi mësuar të mos luajmë për asgjë që në mars. Kampionati është thuajse i pamundur, jemi jashtë Kupës së Spanjës dhe Ligës së Kampionëve. Ky është një moment i vështirë, duhet të ndryshojë diçka. Asnjë prej nesh nuk ishte në nivelin e duhur dhe kjo është për të ardhur keq.