fbpx

Ndalohet protesta e xhaketave të verdha në “Champs Elysses”

Kryeministri francez Edouard Philippe ka shpallur ndalesën e protestave të Xhaketave të Bardha në avenynë e Parisit “Shanzelize” (Fushat Elysiane)dhe në dy qytete franceze pas trazirave të shtunës së kaluar.

Ndalohet protesta e Xhaketave të Bardha në Fushat e Elysiane

Philippe ka thënë se ndalesa do të mbetet në fuqi për një periudhë të pacaktuar në lagjet “më të goditura” të Parisit, Bordos dhe Tulluzit, ku ka ardhur shumë herë deri te demonstrata demoluese prej fillimit të protestave në nëntor të vitit të kaluar.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar masat e reja të sigurisë pas takimit me presidentin Emmanuel Macron dhe zyrtarët më të lartë të sigurisë me qëllim të evitimit të përsëritjes së dhunës së të shtunës, kur demonstruesit kanë ndezur zjarre, plaçkitur shitore luksoze dhe kanë sulmuar policinë rreth Shanzelizesë.

U publikua edhe shkarkimi i shefit të policisë së Parisit.