fbpx

Ndërroi jetë vajza 19-vjeçe e lënduar në aksidentin e Llaskarcës

Ka ndërruar jetë vajza 19 vjeçe e cila u mori lëndime të rënda në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, afër fshatit Llaskarcë. Ajo që në ditën e aksidentit po trajtohej në repartin intensiv në Qendrën Urgjente në Shkup ku edhe iu amputua njëra këmbë, por përkundër kësaj dhe shumë ndërhyrjeve mjekësore, nuk arriti të mbijetojë. Me këtë numri i viktimave nga tragjedia ka shkuar në 16. Tragjedia e 13 shkurtit ndodhi pasi autobusi i kompanisë “Durmo Turs” doli nga autostrada dhe u përmbysë në një fushë të fshatit. Për këtë tragjedi të rëndë hetimet kanë konstatuar lëshime në sistemin e frenimit të autobusit ndërsa në paraburgim ndodhen pronari i kompanisë, shoferi si dhe drejtuesi i kontrollit teknik. Hetime po zhvillohen edhe ndaj personave të tjerë.

Alsat