fbpx

“Ndërtesa horizontale”, Kina sërish sfidon rregullat e arkitekturës

Kina po tenton të sfidojë sërish rregullat e “arkitekturës” pasi që ka nisur të ndërtojë një ndërtesë në formë horizontale.

Superstruktura arkitekturore prej 1.12 milionë metër katrorë pritet të hapet në qytetin kinez të Chongqing gjatë këtij viti. Ajo do të përbëhet nga tetë qiellgërvishtëse të lidhura nga një urë qiellore gjigante.

I njohur si Raffles City, “qiellgërvishtësi i nëntë” i Chongqing ose “The Crystal”, thuhet se do të jetë një nga më të lartët në botë. Garadaçela horizontale është e vendosur mbi katër kulla nga 250 metra të larta dhe lidh dy kulla të afërta me ura shtrënguese.

Natën, ajo do të shndërrohet në një rreze drite gjigante, duke ndriçuar qiellin me një shfaqje spektakolare.