fbpx

Në ditën e sotme

10 mars 2019

1628. – Lindi mjeku dhe botaniku italian Marçello Malpigi, krijues i anatomisë mikroskopike. Ai e zbuloi anatominë mikroskopike. Ai e zbuloi mikroskopin i cili zmadhohet deri në 180 herë.

1772. – Lindi shkrimtari gjerman Fridrih fon Shlegel, teoriticienti më i rëndësishëm i romantizmit gjerman dhe njëri nga modernistët evropianë. Së bashku me vëllain e tij August Vilhelm e redaktonte revistën “Ateneum”. Ai shkruante edhe aforizma. Veprat: romanin “Lucinda”, “Historia e letërsisë së vjetër dhe të re”.

1872. – Në Piza vdiq Xhuzepe Macini, revolucionar dhe demokrat italian. Në vitin 1831 në Marsej e themeloi shoqatën revolucionare “Italia e re”. Mori pjesë në luftërat për bashkimin e vendit të tij dhe deri në fund u qëndroi besnik parimeve republikane, duke protestuar kundër bashkimit të Italisë në bazë monarkiste. Lindi në Gjenovë, më 26 qershor të vitit 1805.

1945. – Tokio në Luftën e Dytë Botërore është shkatërruar me sulmin e 300 bombarderëve amerikanë B-29, me ç’rast humbën jetën rreth 100.000 banorë të kryeqytetit japonez.

1948. – Shefi i diplomacisë çekosllovake Jan Garig Mazarnik, djali i presidentit të parë të Çekosllovakisë Tomash Mazarnik, bëri vetëvrasje.

1953. – Në Shkup doli numri i parë i gazetës “Punonjësi i arsimit”, si organ i Shoqatës së punonjësve të arsimit të RP Maqedonisë.

1968. – Në feribotin i cili u rrotullua në portin e qytetit të Zelandës së Re, Uellington humbën jetën së paku 200 njerëz.

1969. – Xhejms Erll Rej dënohet me 99 vjet burg, me akuzën se e ka vrarë liderin amerikan me ngjyrë Martin Luter King në prill të vitit 1968. Më vonë hetimi i pavarur se besueshmëria e “dëshmive” të FBI-së janë shumë të pabesueshme dhe se nuk është e sigurt se Rej është atentatori i Kingut.

1974. – Togeri japonez Hiro Onade pas 29 viteve fshehje në xhungël iu dorëzua autoriteteve filipinase duke sqaruar se nuk ka marrë urdhër për tërheqje dhe se nuk e ka ditur se ka përfunduar lufta në mes SHBA-së dhe Japonisë.

1990. – Gazetarit britanik Farzad Bazfot gjykata irakiane për shkak gjoja spiunimit i shqiptoi dënim me vdekje i cili pas pesë ditëve u ekzekutua edhe krahas protestave jashtë vendit dhe apelin nga Bagdadi për t’ia kursyer jetën.

1992. – Në vend të termit “milicia”, që shfrytëzohej në Republikën e Maqedonisë për pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, filloi të përdoret termi “policia”.

1993. – Suharto për të gjashtën herë zgjidhet president i Indonezisë.

1997. – Vatikani vendosi marrëdhënie diplomatike me Libinë.

2004. – Libia e nënshkroi Protokollin me të cilin Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore i është dhënë e drejta të kryejë inspeksione të paparalajmëruara të centralet libiane.

2005. – Në një sulm vetëvrasës në qytetin irakian Mosul, gjatë kohës së varrimit të një lideri fetar shiit, jetën e humbën 47 persona, ndërsa mbi 100 janë plagosur.

2012. – Në moshën 84 vjeçare në Kaliforni vdiq shkencëtari amerikan, fitues i Çmimit Nobel, Frenk Shervud Rouland, i cili përmes punës së tij ka vënë në pah pasojat e aktivitetit njerëzor në tëhollimin e shtresës mbrojtëse tokësore të ozonit. Rouland, ka qenë në mesin e tre shkencëtarëve të shpërblyer me çmimin Nobel për kimi, pasi shpjeguan se shtresa e ozonit është varfëruara si pasojë e proceseve kimike në atmosferë- përfshirë edhe lirimin e kloroflorokarbonit(CFC) të lëshuar nga kanaçet me presion si dhe produktet tjera shtëpiake./MIA/