fbpx

Në fshatin Pohum shihen njollat e gjakut nga vrasja e mbrëmshme

Në rrugën që shpie drejtë fshatit Pohum edhe më tej janë të dukshme njollat e gjakut nga vrasja e mbrëmshme e 23 vjeçarit. Sipas banorëve të fshatit vrasja ka ndodhur 100 metra afër hyrjes së fshatit, kur 23 vjeçari Zulfi Biba dhe babai i tij, Veliz Biba (46) kanë qenë duke u kthyer nga mali ku kanë pre dru. Ndaj tyre ka gjuajtur 22 vjeçari me iniciale U.V. i cili me dy plumba ka lënë të vdekur 23 vjeçarin Zulfi Biba, derisa i ati i viktimës mbetet i plagosur.

Sipas dëshmive shkak i vrasjes janë mosmarrëveshjet për çështje pronësie. Babai i viktimës është shtrirë për kurim në spitalin e Strugës dhe është në gjendje stabile. Fshati Pohum gjendet 20 kilometra larg Strugës. Në këtë fshat jetojnë rreth 160 banorë.

Prokuroria ka ngritur procedurë për vrasjen në fshatin Pohum të Strugës

Prokurori Publik nga Prokuroria Publike e Strugës bashkë me ekipe të MPB-së ka kryer ekspertizë në vendngjarje në fshatin Pohum ku dje pasdite mbet i vrarë një 23 vjeçar. Prokurori ka urdhëruar për grumbullimin e provave dhe dëshmive si dhe urdhër për obduksion të viktimës.