fbpx

Në Gjermani nis iniciativa: Pagë të njëjtë, për punën e njëjtë

Në Gjermani Qeveria ka filluar aplikimin e ligjit që i mundëson punëtorëve më shumë barazi.

Kjo në veçanti për të ofruar barazi gjinore, sepse edhe këtë vit femrat nuk po paguhen njëjtë sikurse meshkujt.

Këtë iniciativë të filluar po e përkrah edhe Ministri i Jashtëm, Heiko Maas.

Ai në një postim në rrjetet sociale ka bërë thirrje që gjithë punëdhënësit ta përkrahin këtë iniciativë, në veçanti të përkrahen më shumë femrat.

“Viti 2019-të ende vazhdon të jetë i pabarabartë në shumë fusha sidomos për punëtoret femra. Nepërmjet kësaj ne synojmë të ulim pabarazinë në shoqëri”.

Sipas kryediplomatit gjerman synohet që të luftohet për “ pagë të njëjtë, për punën e njëjtë”.

Kjo ka ardhur nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë nga planprogrami qeverisës.