fbpx

Në Kuvend dy seanca plenare

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për sot i ka caktuar dy seanca.

Në vazhdim të seancës së 86-të Kuvendi duhet të diskutojë për interpelancën për punën e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskit, të shtruar nga deputetët e opozitës, si edhe për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxh publik, Ligjin për regjistrimin e pagesave kesh, Ligji për revizion, të gjitha në leximin e parë.

Në rendin e ditës të kësaj seance janë edhe Propozim ligji për kryerjen e punëve kontabiliste, Propozim ligji për ndërprerjen e shtatzënisë, në lexim të parë, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për subvencionimin e kredisë banesore, Propozim ligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore me Marrëveshjen për huamarrje të financimit të Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorimin dhe disponueshmërinë e gjësendeve në pronësi të shtetit dhe në pronësi të komunave, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, me procedurë të shkurtuar.

Në rendin e ditë të seancës së 88-të janë Propozim ligji i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatat, Propozim ligji i plotësuar për shkeljet, dhe Propozim ligji i plotësuar për kontestet administrative, të gjitha në leximin e dytë./MIA