fbpx

Në Kuvendin e Shqipërisë, betohen tre deputetët e rinj

Deputetët Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani janë betuar në Kuvend, pasi ishin kandidatë në listat zgjedhore të LSI duke plotësuar kështu vakancën e krijuar pas dorëzimit të mandatit nga ish-deputetë të kësaj partie.

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati në emër të Komisionit të Rregullores dhe Mandateve u shpreh se pas verifikimit që iu bë mandateve rezulton se vendimet e KQZ respektojnë kërkesat e parashikuara nga Kushtetuta.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi lexoi formulën e betimit dhe të tre deputetët u betuan në Kuvend.