fbpx

Në Likovë dhe Kumanovë janë hapur me kohë vendvotimet

Në Kumanovë ka filluar procesi zgjedhor në të gjitha pikat e vendvotimeve, në gjithsej 167, kanë informuar KZK. Saktë në ora shtatë janë hapur të gjitha vendvotimet dhe të njëjtat kanë startuar pa asnjë problem ka njoftuar zv/kryetari i KZK-së.

Të drejtë vote kanë 92 839 qytetarë të Komunës së Kumanovës, duke përfshirë 134 persona që të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar mbrëmë sit ë burgosur ose të sëmurë.

Në ora shtatë të mëngjesit, procesi zgjedhor ka nis në 36 vendvotime zgjedhore në komunën e Likovës, ku të drejtë vote kanë 25.363 votues, ka informuar kryetari I KZK-së, Lirim Jashari.

Alsat