fbpx

Në Shkup dje 10 aksidente, janë lënduar rëndë një këmbësor dhe një shofer i skuterit

Një këmbësor dhe një shofer i skuterit  kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa gjashtë me lëndime të lehta trupore në pesë nga gjithsej 10 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në tre është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të SPB-së Shkup, policia ka sanksionuar 34 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjashtë të cilët kanë drejtuar automjetin në ndikim të alkoolit, 17 para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy fillestarë.

Nga trafiku janë përjashtuar 14 automjete të paregjistruara, një automjet për mbingarkesë, ndërsa janë lëshuar 104 masa për parkim të parregullt. me automjetin special “karrotrec” janë larguar 80 automjete.

Policia ka evidentuar tre këmbësorë për kalimin e rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë, një këmbësor i cili ka kaluar rrugën në dritë të kuqe, gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, pesë shoferë të cilët nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë dhe gjashtë për parakalim të parregullt.

Janë gjobitur edhe shtatë shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit dhe 20 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit./MIA