fbpx

Në Spanjë mendojnë që të klonojnë Lionel Messin?!

Në Spanjë “Cadena Ser” ka ngritur pyetjen: “A mund të klonohet Messi?” dhe për të marrë një përgjigje, radioja spanjolle ka kontaktuar Arkadi Navaro, një specialist i gjenetikës dhe përgjegjësi i Arkivit Europian të Gjenetikës.

“Po, Mesi mund të klonohet me teknikat aktuale. Do të ishte e mundur të krijohet një qenie njerëzore e ngjashme me Mesi-n, një lloj binjaku. Si të kishin lindur njëkohësisht, por njëri nga të dy ka mbetur i ngrirë për 20-30 vite, ka thënë Navaro për “Cadena Ser”.

Mirëpo a mundet që ky “Messi i ri” të trashëgonte talentin gjenetik të sulmuesi “blaugrana”

“Ky person mund të ketë të njëjtin potencial si Mesi, cilësitë e tija dhe përbërësit gjenetik, edhe pse duhet thënë se Mesi është Messi, jo vetëm përbërësit gjenetik, por edhe për eksperiencat e jetës, edukimin që ka marrë dhe faktorët e jashtëm që kanë ndikuar te formimi i tij”, ka përfunduar Navarro.