fbpx

Në Venezuelë pesë të vrarë dhe mbi 200 të arrestuar gjatë demonstratave

“Ishin rreth 233 arrestime dhe pesë persona kanë humbur jetën. Të gjitha këto raste janë objekt i hetimeve”, ka thënë Saab të hënën.

Demonstratat e mëdha janë mbajtur javën e kaluar pasi Guaido, i cili është shpallur nga parlamenti edhe president i përkohshëm i shtetit, i ka bërë thirrje ushtrisë për kryengritje kundër presidentit të kontestuar Nicolas Madura. Guaido të martën në agim u paraqit afër bazës ushtarake në Karakas dhe ka thënë se e ka përkrahjen e një “grupi të ushtarëve”.

Megjithatë kryengritja nuk pati sukses. Maduro atë mbrëmje publikoi se puçistët janë mundur dhe ka premtuar se do të dënohen “tradhtarët”, ndërsa shtatmadhoria  i ka shprehur lojalitet si shefit të shtetit.