fbpx

Nedved: “Do të jenë dy ndeshje të bukura ndaj Ajaksit”

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, i pari që ka folur nga ana e klubit të Juventus, ishte zëvendës presidenti, Pavel Nedved, i cili fillimisht vlerësoi Ajaksin ndërsa beson se nuk asnjë arsye pse Kristiano Ronaldo të dënohet nga UEFA.

Nuk jam as i kënaqur nga shorti por nuk jam as i pakënaqur, besoj se do të jenë dy ndeshje të bukura. Ajaksi ka treguar se e meriton të jetë në këtë situatë, kanë eliminuar Realin e Madridit dhe kjo nuk është shaka. Duhet të jemi të fokusuar. Nuk i druhem skualifikimit të Ronaldos, gjesti ka mbetur në fushë dhe në emocionet e pas ndeshjes mund të tolerohet. Pati një shfryrje pasi u ofendua gjithë kohën nga tifozët e Atletikos. Nuk mendoj se do të ketë sanksione,” tha mes tjerash Nedved.