fbpx

Nesër ditë jo pune për shkollat fillore dhe të mesme në territorin e Qytetit të Shkupit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se për shkak të regjimit të posaçëm me rastin e vizitës së papës në vend, nesër do të jetë ditë jo pune për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në territorin e Qytetit të Shkupit. Ministria thekson se opinioni do të njoftohet në mënyrë plotësuese se cila ditë do të caktohet për të zëvendësuar ditën e nesërme.

“Mbështetur në vendimin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut se dita e nesërme, 7 maji (e martë) do të jetë ditë jo pune për të gjithë të punësuarit në administratën publike dhe shtetërore në territorin e Qytetit të Shkupit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se ky vendim ka të bëjë edhe me shkollat fillore dhe të mesme të cilat janë në territorin e Qytetit të Shkupit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e MASH-it.