fbpx

Nesër pa energji elektrike pjesë të disa komunave të Shkupit

Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nesër do të kenë disa pjesë të komunave Saraj, Studeniçan, Kisella Vodë, Zelenikovë, Gazi Babë dhe Butel.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 10:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e tërë Komunës së Zelenikovës – fshatrat Novo Sellë, Pakoshevë, Gumalevë, Tisovicë, Gradovc, Dobrinë, Dejkovec, Vrazhallë, Oreshan, Taor, uikend lagjja Jane Sandanski, si dhe shfrytëzuesit e fshatrave Studeniçan dhe Moranë në komunën e Studeniçanit dhe një pjesë e fshatit Draçevë në Komunën Kisella Voda.

Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7 në fshatin Batincë, Komuna e Studeniçanit, si dhe shfrytëzuesit e fshatit Krushopek në Komunën Saraj.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 16:00 energji elektrike nuk do të kenë  shfrytëzuesit e fshatrave Oreshani dhe Taor, uikend lagjja Jane Sandanski, objektet e Hajtek dhe Bujoto në Oreshani, si dhe objekti i qumështores Masko në komunën Zelenikovë, ndërsa nga ora 11:00 deri në orën 13:15, shfrytëzuesit e fshatrave Smillkovc, Rashtak, Creshevë, Viniçe, Straçincë, Bulaçan, Radishan, Luboten, objekti i mullirit Çarli, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga Buteli në komunën Gazi Babë dhe Butel./MIA