fbpx

Nga 1 maji, deklarata për përbërjen e mishit

Konsumatorët do të dinë sa ujë, sa proteina dhe sa aditivë ka në mishin e bluar të paketuar, qebapët gjysmë të përgatitura dhe qoftet që shiten nëpër mishtore. Sipas Rregullores së re që hyn në fuqi nga 1 maji i këtij viti, në deklaratat e produkteve, krahas proteinave, patjetër duhet të qëndrojë edhe përmbajtja e kolagjenit në proteinat e mishit dhe se a janë përgatitur nga mishi i freskët apo i ngrirë. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se nëse këto mishtore dhe industri të mishit prej 1 majit nuk i kanë këto informacione në deklaratat e tyre, sipas Ligjit do të gjobiten prej 500 deri 1500 euro, varësisht nga madhësia e kompanisë.

Mbrojtja e avancuar e të drejtave të konsumatorëve shkon në drejtim të sigurimit të informacioneve. Për shkak se konsumatorët blejnë produkte, duhet të ketë deklarim detyrues për prejardhjen e mishit, dhënies së informacioneve në Deklaratë, nëse produkti është nga mishi i freskët apo nga mishi i ngrirë, deklarim i përmbajtjes së proteinave të përgjithshme dhe përmbajtjes së ujit në produkte”- tha Zoran Atanasov nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë.

Aleksandra Spasevska