fbpx

Nimic: Implementimi i Marrëveshjes së Presës hap çështje për të cilat duhet kohë

Periudha e implementimit të Marrëveshjes së Prespës do të hapë çështje siç është puna e Komitetit për librat dhe përdorimi komercial i emrit “Maqedoni”, thotë ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin, ambasadori Methju Nimic.

“Vetvetiu ndryshimi i emrit kërkon shumë kohë. Çdo pasaportë, patentë shoferi, diploma universitare, certifikata e kurorëzimit, tabelat e institucioneve duhet të ndryshohen. Për këtë është e nevojshme kohë, njëjtë siç ishte e nevojshme kohë edhe për marrëdhëniet midis popujve të dy vendeve. Ekzistojnë çështje edhe në pjesën e përdorimit komercial të emrit ‘Maqedoni’”, ka deklaruar Nimic në brifingun me gazetarët në selinë e Organizatës Botërore.

Duke u përqendruar në angazhimin e tij shumëvjeçar për tejkalimin e kontestit i cili konsiderohet si stazhi më i gjatë në përgjithësi në emërimin e ndërmjetësuesit nga ana e sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Nimic thotë se është i kënaqur nga suksesi i negociatave midis Athinës dhe Shkupit.

“Njerëzit shpesh thoshin sa punë e bezdisshme, të kalojnë 25 vite në një fjalë, një emër. Pse qytetarët nuk ulen dhe nuk dakordohen. Për emrin për çka janë të nevojshme pesë minuta. Por, nuk bëhet fjalë vetëm për emrin, i cili është vetëm kulmi i ajsbergut që është e dukshme, bëhet fjalë për çështje të ndjenjës për identitet në dy vendet. Çështja kishte aspekte historike dhe emocionale dhe ende ka”, sqaron Nimic.

Ai e thekson edhe rëndësinë e udhëheqësisë politike në tejkalimin e kontestit për emrin.