fbpx

Një mjek ka infektuar 90 persona me HIV

Së paku 90 persona mes tyre 65 fëmijë, kanë qenë të infektuar me virusin HIV në Pakistan nga një mjek i cili ka përdorë shiringë të infektuar.“E kemi arrestuar mjekun pasi morëm ankesa nga autoritetet shëndetësore”, ka deklaruar Kampan Navaz, shef i policisë lokale në qytetin jugor, Larkana.

“Na thanë se mjeku ka HIV”, thotë ai.Autoritetet kanë qenë të njoftuar për këtë javën e kaluar, pasi që 18 fëmijë nga periferia e qytetit dhanë rezultat pozitiv për virusin i cili shkakton SIDA ku kanë detyruar punonjësit shëndetësor të kryejnë kontrolle më të detajuara.Janë zbuluar edhe dhjetëra të infektuar tjerë.“Më shumë se 90 persona nga të testuarit janë HIV pozitiv, ndërsa numri i fëmijëve është rreth 65”, ka deklaruar dr. Abdul Rehaman, zyrtar në fushën e shëndetësisë në Larkana. Azra Peçuho, ministre e Shëndetësisë në krahinën Sind e ka konfirmuar arrestimin.“Është analizuar edhe gjaku i prindërve të fëmijëve të infektuar, por rezultatet e tyre kanë qenë negative”, shtoi Peçuho.