fbpx

Nju Jork, kapet sasia më e madhe e kokainës në 25 vite

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar një sasi rekord kokaine, më e madhja në 25 vitet e fundit. Droga me një vlerë prej 77 milionë dollarësh u kap në arka me fruta të thata që vinin nga Kolumbia.

Bëhet fjalë për një sasi prej 1.45 ton drogë, e cila u zbulua në 28 shkurt.

 “Kjo është kapja më e madhe e kokainës e bërë në portin e Nju Jorkut që prej vitit 1994, kur u kapën 2,7 tonë pluhur të bardhë”, deklaroi drejtori i operacioneve në Nju Jork.

Nuk dihet nëse droga ishte e përgatitur për tregun amerikan apo për atë Evropian. Megjithatë Agjencia për Zbatimin e Drogës (DEA) po punon për të identifikuar burimin e drogës.