fbpx

Norvegji, 94 për qind e rrymës elektrike prodhohet nga uji

Shteti i Norvegjisë, në janar të këtij viti ka prodhuar nga uji 94.4 për qind të rrymës elektrike, flasin të dhënat e entit statistikor të Norvegjisë, SSB, të publikuara të martën.

Ky shtet skandinav në janar prodhoi 14.71 terawatt-orë (TWh) rrymë elektrike, nga të cilat 13.6 TWh janë konsumuar.

Në mënyrë shtesë, nga energjia që ka prodhuar Norvegjia, 3.8 për qind e saj është prodhuar nga era, ndërsa 1.8 për qind e energjisë së prodhuar ka qenë termale.

Nxjerrja e naftës së papërpunuar dhe e gazit natyror, si dhe prodhimi intensiv i energjisë, përbënin pjesën më të madhe të konsumit.

Konsumi i energjisë elektrike në Norvegji, në muajin janar është rritur me 0.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./Anadolu Agency/