fbpx

Novicki kalon Çemberlejnin në listën e përhershme (video)

Legjenda e Dallas Maveriksit, Dirk Novicki , kishte një mbrëmje histrike në disfatën e skuadrës së tij në terrenin vendas ndaj Nju Orlindit. Kur kishte për tu luajtur edhe 8 minuta të çerekut të parë, veterani gjerman shënoi pikë , me të cilët tejkaloi Uillt Çemberlejnin në listën e përhershme të pikëshënuesve në NBA. Me këtë arritje , Novicki kaloi në vendin e 6-të , menjëherë pas Majkëll Xhordanit, që ka 800 pikë më shumë se basketbollisti gjerman. Qendra e Dallasit, e mbylli takimin me 8 pikë dhe nuk arriti që të ndihmojë ekipit për të shmangur disfatën. Nocki zhvillon sezonin e 21-të në NBA dhe paralajmëroi se do të qëndroi edhe një vit në terrenet e NBA-s. Pas vetës , Novicki ka edhe një titull kampioni, në vitin 2011.