fbpx

Nubia Alpha, telefon që bartet si orë

Nubia Alpha është një orë e mençur por që kryen shumë funksione të telefonit. Nuk e përmban një ekran të vogël si orët e mençura të zakonshme por e ka ekranin të shtrirë në formë byzylyku e që ka një madhësi prej 4 inç.

Me të është tentuar që të kryhen të gjitha funksionet që mund të kryen në një telefon të mençur.

Ky telefon-orë ka 1 gigabajt RAM dhe një hapësirë prej 8 gigabajt.

Përmes Nubia Alpha-s mund të kryeni thirrje, dhe një version më i shtrenjtë i tij madje vjen me modelin E-Sim, ku mund ta vendosni SIM kartelën direkt në të.

Janë dy versione që do të jenë në dispozicion për t’u blerë gjatë muajit prill – versionet ngjyrë zezë dhe ari, ku kjo e para kushton 450 euro ndërkaq e arit vjen me çmimin prej 650 eurosh.