Ohër, vetura përfundon në Liqen

Një makinë sot në mëngjes u gjend në ujërat e Liqenit të Ohrit. Sipas informatave të dëshmitarëve okularë vetura ka rënë në Liqen pasi paraprakisht është parkuar nga vozitësja e cila më pas kishte shkuar për të pirë kafe në një nga restorantet përreth.

Raportohet se me ndihmën e zjarrfikësve dhe makinave speciale vetura do të nxirret nga Liqeni. Ndërsa policia ka dal në vendngjarje dhe po heton rastin.