fbpx

Omar Imeri: Na rreh gjaku të luajmë për Shqipërinë

Shqipëria U-21 ka nisur fushatën eliminatore për Euro2021. Ashtu si ekipi i parë dhe shpresat tona do të luajnë kundër Andorrës dhe Turqisë. Të përgjeshur për të folur nga konferenca për shtyp kanë qenë Xhakomo Vrioni dhe Omar Imeri.  Omer Imari është shqiptari i Maqedonisë që luan me ekipin e Shkëndijës së Tetovës. Ai e shpalos objektivin e tij për 3 pikët në takimin ndaj Turqisë, pa harruar dhe Andorrën.

“Nuk na kënaq barazimi, shpresoj të japim maksimumin në fushë dhe të fitojmë ndeshjen. Është e para dhe është ndeshje e rëndësishme. Besoj se do e fitojmë. Shpresojmë t’i marrim gjashtë pikë në këto dy ndeshje. Zgjedhja e Shqipërisë? Na rreh gjaku të luajmë për Shqipërinë. Jam i kënaqur për zgjedhjen që kam bërë”, përfundoi mesfushori.