fbpx

Osmani: Fitore bindëse, por jo edhe aq e lehtë (video)

Trajneri Qatip Osmani ka vlerësuar performansën e skuadrës, ndërsa potencon se është shumë e pritshme që çdo kundërshtar në duelet me kuqezinjtë të hynë me motive të shtuara.

Duhet të jemi të kënaqur me tre pikët e fituara edhe pse rezultati bindës tregon se e kishim të lehtë. Por përkundrazi, nuk ishte aspak e tillë dhe duhet të kemi parasysh se Shkëndija të gjitha ndeshjet do t’i ketë kështu të vështira për shkak se motivimi i kundërshtarëve ndaj neve është më i madh. Për këtë duhet të jemi të përgatitur psiqikisht dhe fizikisht. Ne pritshim ta kemi të vështirë pa marrë parasysh se Bellasica gjendet në pjesën e poshtme të klasifikimit. Por në fund ne morrëm fitore bindëse dhe shpresoj të mbajmë këtë ritëm edhe në ndeshjet në vazhdim”, thotë trajneri Osmani.

Për dallim nga dy takimet paraprake, kundër Bellasicës në formacionin startues kishte tre ndryshime. Junior, Bojku dhe Nafiu ishin titullarë, ndërsa në pankinë u gjetën A. Ibraimi, Fazli dhe Totre.

Sot ne ishim edhe të obliguar të bëjmë ndryshime në skuadër për shkak se kishim lojtarë që ishin me virozë. Disa lojtarë u detyruam t’i lëmë në pankinë, si që është Agim Ibraimi i cili këto ditë ishte me temperaturë”, tha trajneri kuqezi.

Fitorja e 14-të sezonale për kuqezinjtë në kombinim me humbjen e Akademia Pandevit bën që kuqezinjtë të zgjerojnë në 9-të pikë diferencën me skuadrën e vendit të dytë në tabelë, që tashmë sërish është Vardari.