fbpx

Osmani në KSHZ: Nuk ka kohë për gabime, aq më pakë për përmirësimin e tyre

Zv. Kryeministri Bujar Osmani qëndroi në institucionin më të lartë zgjedhorë, KSHZ-ja nga ku u njoftua rreth procesit të organizimit të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të caktuara për më 21 prill të këtij viti. Me këtë rast Osmani u shpreh se nuk ka vend për gabime, e aç më pakë kohë për përmirësime. Sipas tij BE-ja ka aktivizuar gjithë mikroskopët dhe monitoron edhe gabimin më të vogël.

“Në kuadër të vizitave ndërinstitucionale për të vlerësuar rrjedhën e procesit reformues, planit 18, jam këtu për të vlerësuar dhe për ti mobilizuar institucionet kyçe të cilat do të përcaktojnë suksesin e këtij procesi. Njëri nga këto institucione është KSHZ-ja. Qeveria është e gatshme të siguroj të gjitha kushtet që KSHZ të bëj punën e saj pa asnjë pengesë. KSHZ-ja është bartëse e këtij procesi. Partitë politike dhe qytetarët të kenë vëmendje për momentin historik. Mikroskopët janë aktivizuar për të parë edhe gabimet më të vogla. Nuk kemi shans për të përmirësuar gabimet në këtë proces, andaj apeloj tek organet shtetërore, partitë politike dhe qytetarët se është momenti për zgjedhje perfektë me të cilat do të dëshmojmë se jemi të pjekur për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane”, deklaroi Bujar Osmani, zëvendëskryeministër.

Ndërkohë kreu i KSHZ-së, Oliver Derkovski u shpreh se institucioni që ai drejton do të bëj çmos që zgjedhjet të organizohen në formën dhe mënyrën më të mirë të mundshme.