fbpx

Osmani nesër viziton Spanjën

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, në kuadër të së cilës mes tjerash, do të mbajë takim me sekretarin shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, Luis Marko Aguiriano Nalda, i cili përfaqëson vendin në Bashkimin Evropian.

Në takim do të hapen temat lidhur me marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, në veçanti në drejtim të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Spanjës për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të samiteve të ardhshme të qershorit të Bashkimit Evropian.