fbpx

Osmani: Qeveria është e gatshme të ndihmoj Anti-korrupsionin

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitave institucionale lidhur me implementimin e reformave të Planit 18, sot mbajti takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është një ndër shembujt e ndritshëm për implementimin e suksesshëm për reformat e Planit 18, duke pasur parasysh fillimisht procedurën gjithëpërfshirëse të miratimit të Ligjit për punën e KSHPK-së, përmes intervenimeve të gjera të opinionit të ekspertëve dhe opozitës; më pas, zgjedhja jashtëzakonisht transparente e anëtarëve të rij; si dhe pritjet e mëdha që opinioni i ka nga puna e tyre” – theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë e Komisionit jo vetëm si element i rëndësishëm në preventivën e kriminalitetit dhe korrupsionit, por edhe një prej kushteve të cilën Komisioni Evropian, me të edhe vendet – anëtare të Unionit, do ta vlerësojnë progresin e vendit nga aspekti i afrimit drejt rregullave dhe standardeve evropiane.

Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani anëtarëve të komisionit jua përcolli gatishmërinë e Qeverisë për intervenim në kuadër të kompetencave të tyre, në tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet komisioni, si nga aspekti teknik, hapësinor dhe organizativ, si dhe mbështetje në përgjithësi dhe besim për punën e tyre.

Në vazhdim Osmani kujtoi mbledhjen e rregullt të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahet na 19 mars në Bruksel, ku do të shqyrtohet suksesi në implementimin e reformave të Planit 18. Në këtë drejtim Osmani edhe një herë kërkoi nga administrata, nga gjitha institucionet përkatëse, ministritë resoliale, si dhe nga Kuvendi për fokus të veçantë në përpjekjet për finalizimin e reformave, por me qëllim të mbledhjes së ardhshme të KSA-së, të paraqitemi me një portofoli mundësisht më të madhe të rezultateve të arritura dhe mundësisht me shume reforma dhe më cilësore.