fbpx

Pacolli: Daçiq gënjen, nuk kam kërcënuar

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka hedhur poshtë pretendimet e homologut të tij serb, Ivica Daçiq, se ai përcillet nga vëllezërit e ministrit kosovar.

“Daçiç funksionon sipas parimit të baballarëve të tij që gënjeshtrën e kanë zot, atdhe e fe. Duke përmendur emrin tim ai tenton të krijojë lajme për vetveten. E vërtetë është se ai krijon lajm me emrin tim duke shfrytëzuar emrin tim. Rasti i gjoja se ai përcillet nga vëllezërit e mi kudo që udhëton, është rrenë. Daçiq nuk më intereson mua e lëre më vëllezërve të mi”, shkroi Pacolli.

Kryediplomati kosovar ka përgënjeshtruar edhe deklaratën se ka kërcënuar Daçiçin me vrasje, duke e quajtur ministrin serb paranojak.