fbpx

Padi Penale për ish-kryetarin e qytetit të Shkupit Koce Trajanovski

Ish-kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe tre persona të tjerë nga administrata qytetare do të përballen me padi penale, për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjes së drejtorit të “NP Vodovod i Kanalizacija” – Shkup.

Siç informuan nga MPB Shkup, me shpallje të vitit 2014, kryetari dhe anëtarët e komisionit nuk kanë kryer kontrolle të kompletimit dhe validimit të dokumenteve të cilët i kishin dorëzuar kandidatët, me çka drejtori është zgjedhur me dokumentacion të mangët, gjegjësisht diploma për fakultetin e mbaruar në Nju Jork nuk ka qenë e nostrifikuar në Maqedoni.