fbpx

 Pamje nga dhoma e burgut ku po qëndron terroristi, Brenton Tarrant

I akuzuari për sulmin terrorist në Christchourch të Zelandës së Re, Brenton Tarrant po mbahet në burgun ku siguria është maksimale.

Tarrant, 28 vjeçar, po mbikëqyret 24 orë në burgin në Paremoremo në Auckland, të cilët i është refuzuar qasja në gazeta, televizion dhe radio.

Disa foto të reja kanë zbuluar pamje të dhomës në burg ku po qëndron, shkruan Daily Mail.

Në këtë burg, dyert hapen vetëm me skanera të gishtave, cka do të thotë se siguria është maksimale.

Ndërsa, dhoma ku qëndron Tarrant është 8.99 metra katrorë me mure prej betonit, me detektor të rrahjeve të zemrës, masa të elektrizuara të sigurisë dhe pesë shtresa sigurie.

Shtrati është prej hekuri,  poashtu edhe dritarja, kurse, një pasqyre në formë kubi është vendosur lartë, ku rojet mund të shohin të gjithë hapësirën e dhomës ku qëndron i burgosuri.

Burgu ka 681 të burgosur dhe është shtëpia e kriminelëve më të rrezikshëm të Zelandës së Re.