fbpx

Papa Françesku arriti në Vilën Vodno në takim me autoritetet shtetërore 

Papa këtë mëngjes në ora 8 ateroi në aeroportin e Shkupit, ku u prit nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev, por edhe në mënyrën tradicionale maqedonase, me bukë dhe kripë.

Në delegacionin që e pret të atin e shenjtë, ishin edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Pas ceremonisë zyrtare në Vilën Vodno, papa do të ketë takim edhe me liderët fetare në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.

Në sheshin “Maqedonia” kreu i Kishës Katolike të Romës do të mbajë Liturgji të Shenjtë në të cilën pritet të marrin pjesë më shumë se 15 mijë qytetarë nga vendi, por edhe mysafirë të lartë dhe shtetas të huaj, para së gjithash nga fqinjësia më e gjerë.

Pas liturgjisë Papa do të mbajë takim ekumenik dhe ndër religjioz me të rinjtë nga Kisha katolike, ndërsa më pas edhe me priftërinjtë dhe familjet e tyre.

Vizita e Papa Françeskut, vlerësohet si akt historik, ndërsa realizohet në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin, kur hapëron përmes rrugës së integrimeve evropiane dhe euroatlantike, e përforcon kohezionin e brendshëm dhe sjell mesazhe për pajtim dhe solidaritet.

Për shkak të vizitës së Papës në Shkup, sot ka regjim të veçantë të sigurisë dhe të komunikacionit.