fbpx

Papa Françesku arriti për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Papa Françesku arriti për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Atë e priti në aeroport presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ipeshkvi i kishës katolike dhe autoritete të tjera të larta.

Papa do të mbajë një meshë në sheshin kryesor të Shkupit, vetëm dhjetra metra nga vendi ku kishte qenë dikur shtëpia e tash shënjtores Nënë Tereza. Autoritetet maqedonase së bashku me ato të Vatikanit kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie, ndërsa trafiku është bllokuar tërësisht në qendër të qytetit. Papa Françesku do të ketë takime me drejtuesit shtetërorë dhe fetarë në Shkup, ndërkohë që do të mbajë edhe një meshë në kishën e vetme katolike Zemra e Shenjtë e Krishtit.