fbpx

Papa Françesku: Dallimet religjioze e etnike, pasuri e vendit tuaj

Papa Françesku nesër e fillon vizitën e tij në Ballkan, gjatë së cilës do t’i vizitojë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është vizita e parë e Kreut të Kishës Katolike Romake në vendin tonë. Sipas agjendës, Papa pritet të mbërrijë në orën 08.15 më 7 maj. Në Pallatin Presidencial do të mbahet një ceremoni e mirëseardhjes, pas çka do të vijojë takimi me Presidentin dhe Kryeministrin e vendit, dhe më pas me udhëheqësinë e shtetit, shoqërinë civile dhe korin diplomatik. Në agjendën e Papës është vizita e qendrës përkujtimore Nënë Tereza, atje janë paraparë takime me krerët fetarë në vend, ndërsa veçmas do të takohet me priftërinë katolike në kishën “Zemra e Jezusit të Shenjtë” ndërsa është paraparë takim edhe me të varfrit.Pas kësaj do të vazhdojë mesha e shenjtë në sheshin Maqedonia në orën 11 e 30.Sipas njoftimit, në liturgji pritet të marrin pjesë 15 mijë vetë nga vendi dhe rajoni. Sot, dy ditë para vizitës së tij, Papa dërgoi një mesazh deri tek qytetarët e vendit, duke e quajtur Maqedoninë të bukur për shkak të dallimeve të kulturave dhe etnive që jetojnë në të.Në mesazhin e tij thotë se vizitën ia dedikon Nënës Terezë, e cila ka lindur në Shkup.