fbpx

Papa Françesku për vizitë historike në Maqedoninë e Veriut

Më shumë se 15 mijë qytetarë nga vendi, por edhe të ftuar eminentë, besimtarë dhe shtetas të huaj, para se gjithash nga fqinjësia më e gjerë pritet sot në sheshin “Maqedonia ” në Shkup ta përcjellin vizitën historike të kreut të Kishës katolike të Romës, papa Françesku në Republikën Maqedonia e Veriut.

Zyrtarët thonë se gjithçka është gati që vizita e papës, që  vlerësojnë si akt historik, ndërsa realizohet në këtë moment të rëndësishëm historik për vendin tonë, kur ecim përmes rrugës së integrimeve evropiane dhe euroatlantike, e përforcojmë kohezionin e brendshëm dhe sjellë mesazhe për pajtim dhe solidaritet. Vizita e papës, siç thonë, pon drejt avancimit të paqes rajonale dhe botërore dhe mirënjohje për rolin që vendi e ka në këto procese.

Papa Françesku, sipas paralajmërimit, këtë mëngjes duhet të arrijë në Aeroportin e Shkupit, Shkup ku do të pritet nga presidenti Gjorge Ivonv dhe nga kryeministri Zoran Zaev, Nga atje do të niset drejt vilës presidenciale Vodno, ku do të mbajë ceremoni zyrtare, ndërsa ai do të mbajë edhe fjalim para kreut shtetëror, shoqërisë civile dhe korit diplomatik. papa pastaj do të takohet edhe me liderët fetare në Shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë.

Në sheshin “Maqedonia” kreu i Kishës katolike të Romës do të mbajë liturgji solemne.

Pas liturgjisë do të mbajë takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë në Kishën katolike, e pastaj edhe me priftërinjtë dhe familjet e tyre.

Për shkak të vizitës së papës në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të sigurisë dhe trafikut. Qytetarët do të kenë qarkullim pa pengesa në qytet, por megjithatë më ngadalë dhe në pajtim me regjimin e posaçëm të komunikacionit, i cili është vendosur për shkak vizitës së papës. Ata që jetojnë apo punojnë në zonën qendrore të qytetit do të kenë qasje pa pengesa deri te shtëpitë e tyre dhe vendet e punës. Atyre që punojnë në qendër të qytetit u rekomandohet të dalin gjysmë ore më herët se zakonisht që të arrijnë në kohë në vendet e punës. Qytetarët  është mirë ta shfrytëzojnë transportin publik që të qarkullojnë nëpër qytet , ndërsa ata që ata që udhëtojnë për në Shkup nga qytetet tjera ta shfrytëzojnë qarkullimin hekurudhor. Të dy janë falas. Dita e sotme, në pajtim me vendimin e Qeverisë, është ditë jopune për administratën shtetërore dhe publike në territorin e Qytetit të Shkupit.

Siguria është në nivelin më të lartë, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme i ka angazhuar të gjitha kapacitetet me qëllim që vizita e papës të kalojë pa pengesa. Qendra klinike “Nënë Tereza” nuk do të mbyllet, por do të ndalohet parkimi i automjeteve, për ç’arsye autoritetet apelojnë që qytetarët për nevojat e tyre mjekësore ta shfrytëzojnë Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit”.

Nga Ministria e Shëndetësisë potencojnë se kanë plan të posaçëm, sipas të cilit institucionet në mënyrë përkatëse do të përgjigjen në nevojat e domosdoshme të qytetarëve dhe turistëve, të cilët për shkak vizitës së papës nesër do të jenë në Shkup.

Në Qendrën klinike prej dje nga ora 18 deri sot në orën 18 nuk do të lejohet parkim dhe hyrje e automobilave në rrethin e kompleksit. Do të lëshohen vetëm automjetet e ndihmës së shpejtë. Për këtë apelojmë deri te të gjithë qytetarët, të cilët në këtë interval kohor do të kenë nevojë për shërbime mjekësore, ndërsa me qëllim që më shpejtë ta marrin të njëjtën  të drejtohen në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori” dhe Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit”. Theksoi se këto dy institucione të madhe të shëndetit publik do të punojnë me kapacitet të plotë[ dhe me mobilitet të plotë me qëllim që t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve.

Klinika universitare e gjinekologjisë dhe obstetrikës në suaza të Klinikës Universitare do të jetë e qasshme për pacientët, si edhe Klinika për sëmundje të fëmijëve, ndërsa mund të drejtohen në hyrjen e pasme të Klinikës afër hotelit “Tasino çeshmiçe”. Qytetarët të cilët kanë caktuar kontrolle në sistemin “Termini im” për sot kanë marrë porosi për ricaktimin e tyre nga 8 maji e tutje.

Nga MPB-ja thonë se siguria do të jetë në nivel më të lartë, janë angazhuar të gjitha kapacitetet e MPB-së dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në pajtim me standardet gjatë vizitës të papës në vend. Qytetarët që jetojnë apo punojnë në  qendër liturgjinë e shenjtë do të mund ta ndjekin vetëm nga shesh me bileta dhe nuk mund të dalin nëpër dritare apo ballkone.

Lidhur me regjimin e posaçëm të komunikacionit në pjesën qendrore të qytetit. Nesër prej orës 6 në mëngjes deri në orën 19 do të ketë ndalesë dhe kufizim të komunikacionit dhe i njëjtë do të riorientohet drejtë rrugëve rreth qendrës së Shkupit.

Komunikacion i për automobila tërësisht do të mbyllet në rrugët në vijim “11 Tetori”, nga udhëkryqi me bulevardin “Koço Racin” deri te udhëkryqi me rrugën “Dimitrie Çupovski” rruga “Dame Gruev” rrugën “Makedonia”, “Vasil Glavinov”, “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, “Shën Klimenti i Ohrot”, “Ilo Vojvoda”. Komunikacioni do të jetë i mbyllur dhe në bulevardin “Nënë Tereza” (ish Vodnjanska), prej orës 8:15 deri në orën 10:15 dhe në orët e pasdites.

Qytetarët që e shfrytëzojnë këtë rrugë këtë ta bëjnë deri në orën tetë, komunikacioni nuk do të ndërpritet por pas orës tetë do të rikahëzohet nëpër rrugët tjera .

Zhvillim pa pengesë të komunikacionit gjatë vizitës së papës  do të ketë në bulevardin “Koço Racin”, rrugën “11 Tetori” nga udhëkryqi me bulevardin “Koço Racin” deri te udhëkryqi me rrugën “Boris Trajkovski” “Shën Cirili dhe Metodi” bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit”, bulevardi Aradhet partizane” , rruga “Samoilova” dhe bulevardi “Goce Dellçev”.

Qytetarët të cilët kanë nevojë për automjetet e tyre nesër, do të nevojitet sot t’i dislokojnë jashtë zonave restriktive, në të kundërtën automjetet nuk do të mund të bëjnë dalje nga zonat restriktive  gjatë regjimit të veçantë të trafikut.

Udhëtarët të cilët kanë fluturime në mëngjes nga Aeroporti ndërkombëtare Shkup duhet të arrijnë në aeroport më së voni në orën shtatë, sepse nga ora 7:30 deri në orën 9:00, rruga drejt aeroportit do të jetë e mbyllur për qarkullim, kumtoi sot koncesioni i aeroportit TAV Maqedoni.

Në rrugën Veles-Shkup në këtë inerval kohorë komunikacioni për hyrje dhe dalje në qytet do të zhvillohet përmes aksit Milladinovc – Idrizovë-Maxhari. Në rrugën Kumanovë-Shkup në rrethrrotullimin Milladinovc komunikacioni do të riorientohet në unazën në Shkup në të cilën hyrja e parë do të jetë në Radishan. Në rrugën Kumanovë-Veles ka ngecje të vogël në komunikacion.

Në lidhje me komunikacionin transportues të gjithë kamionët prej orës 22 sot deri në orën 18:30 nesër do ta shfrytëzojnë rrethrrotullimin në Shkup, ndërsa në qytetet do të lëshohen vetëm kamionët, të cilët dërgohen në shpedicion.

Rregulla të posaçme ka edhe për qarkullim të këmbësorëve nëm zonën qendrore të qytetit. Zona në sheshin “Maqedonia” do të jetë rreptësisht e siguruar, të gjithë qytetarët që do të kalojnë nga ora 6 deri në orën 19 do të identifikohen me dokumete identifikimi. Në zonën “Ringu i vogël” do të qaset përmes tetë hyrjeve në të cilat MPB-ja do të ushtrojë kontrolle të sigurisë të të gjithë qytetarëve, si dhe kontrollim të letërnjoftimit ose pasaportës. Këto janë hyrjet e vetme në të cilat do të lëshohen qytetarët të cilët do të drejtohen drejt Sheshit Maqedonia: te Gjykata Administrative në rr. “Orce Nikollov”, te hoteli Meriot në rr. “Maksim Gorki”, te kafeja Trend në rr. “Dimitrie Çupovski”, te Ministria e Financave në rr. “Dame Gruev”, te Enti për statistikë në rr. “Dame Gruev”, te Pellagoni në rr. “Dimitrie Çupovski”, te Porta Maqedoni në rr. “11 Tetori”, në anën e parme të QTQ drejt Sheshit.

Të gjithë që do të orientohen drejtë sheshit për të marrë pjesë në Liturgjinë e Shenjtë duhet të qasen drejtë zonës së tyre për hyrje, të cilëve u është caktuar biletë, i cili dihet të ruhen deri në fund të liturgjisë.

Urat për këmbësorë Vardar, Ura e gurit, ura Syri dhe Ura e artit do të jenë të mbyllura tërësisht për qarkullim, si dhe Skela “13 nëntori” nga të dyja anët e lumit.