fbpx

Para Samitit të Parisit, serbët e Francës iniciojnë peticion kundër njohjes së Kosovës

Më 1 dhe 2 korrik, në Paris do të mbahet Samiti i i radhës pas atij të Berlinit.

Pak para fillimit të Samitit të Parisit, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e që tema kryesore e këtij takimi pritet të jetë gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën e Serbinë, në Francë ka filluar një peticion kundër njohjes së Kosovës.

Siç shkruan “Novosti.rs”, kjo iniciativë është marrë nga historiani dhe profesori në Universitetin e Varsajës, Alexis Troude, i cili përmes këtij peticioni, i ka kërkuar Francës që ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Trud ka thënë se qëllimi i vetëm i këtij peticioni është që siç u shpreh ai, Franca t’i bashkohet listës së vendeve që e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, kjo pasi që sipas tij, në këtë mënyrë korrigjohen edhe pabarazitë historike.

“Qëllimi ynë është që Franca të rishikojë vendimin e saj dhe të bashkohet me listën e atyre vendeve që kanë tërhequr tashmë njohjen, për të korrigjuar pabarazitë historike dhe për të vendosur të drejtën ndërkombëtare. Ne duam të debatojmë gjithçka në asamblenë franceze. Ne jemi tashmë në kontakt me disa parti politike”, ka thënë Troude për “Novosti.rs”, themeluesi grupit “Bashkimi i serbëve të Francës” një herësh edhe iniciuesi i këtij peticioni .

Siç shkruan ky medium serb, ky peticion ka për synim që ti mbledhë mbi 100 mijë nënshkrime, të cilat më pastaj do t’i dorëzohen Kuvendit dhe Qeverisë franceze para se të fillojë takimi i Parisit në fillim të muajit korrik.

Organizatorët theksojnë se kanë marrë mbështetje nga personalitete të rëndësishme si avokati Gilles Willima Goldnadel, koloneli Jacques Hogard, shkrimtari Patrick Besson, shkencëtar politik, gazetarë dhe ekspert në marrëdhëniet ndërkombëtare si Alexandre Del Valle dhe të tjerë.