fbpx

“Titanik 2”, paraburgim për Mijallkovin dhe Ibraimin

Gjykatësi Stavrev sot ka miratuar propozimin e PSP-së dhe ka u ka caktuar masë paraburgimi ish drejtorit të DSK, Sasho Mijallkov, i cili është dënuar me 3 vjet burg dhe ish anëtarit të KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, i dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burg.

Të dyve sot u janë shqiptuar dënimet për rastin Titanik 2. Përveç tyre janë dënuar  tre ish anëtarët e KSHZ-së dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.