fbpx

Parashikimi i motit

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri gjashtë, ndërsa e ditës prej 15 deri 24 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri katër gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 22 gradë Celsius.

Nën ndikim të valës së lagësht dhe më të ftohtë të hënën në orët e mbrëmjes, moti do të pasojë ndryshim të dukshëm. Në orët e natës por edhe të marten do të ketë reshje të shiut. Në male por edhe në vendbanimet më të larta do të ketë reshje bore dhe do të formohet një shtresëbe re e borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, ndërsa temperaturat do të bien dukshëm. Nga dita e mërkurë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të dobëta lokale dhe me rritje  modeste të temperaturave.