fbpx

Partitë për ndryshimet në ligjin për Specialen

Pushteti pranon kërkesën e VMRO-DPMNE-së për takim liderësh lidhur me fatin e Prokurorisë Speciale Publike. Shumica parlamentare rëndësi i kushton konsensusit parlamentar, me qëllim gjetjen e zgjidhjes së përhershme për PSP-në. Madje kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi takim të ri të liderëve jo vetëm për PSP-në, por për të gjitha çështjet e hapura në vend.

Ne jemi të hapur takim liderësh dhe çfarëdo takimi tjetër për çështjet me rendësi të cilat përmirësojnë shtetit tonë, qoftë në sundimin e ligjit apo edhe proceseve demokratike të cilat i udhëheqim për gjatë kohë”. – tha Aleksander Kiracovski, Deputet i LSDM-së

Gjykojmë që të gjitha forcat të cilat e përkrahin sundimin e të drejtës duhet t’i japin përkrahje edhe këtij ligji në Kuvend sepse nevojitet shumicë e kualifikuar prej 2/3 dhe atë shumicë parlamentare do të bëjmë përpjekje ta arrimë mes partive parlamentare më të mëdha të përfaqësuara në Kuvend”. – theksoi Artan Grubi, Deputet i BDI-së

Besoj se të gjithë liderët dhe subjektet politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvend, do të ndërtojnë një qëndrim me konsensus për të përkrahur këtë ligj”. – u shpreh Rexhep Memedi, Deputet i Alternativës

Opozita është e hapur për takim liderësh, por duke potencuar nevojën që ndryshimet ligjore të mos i lejojnë Speciales reflektimin e drejtësisë selektive.

Është me rëndësi dhe vlerësoj që  të gjithë palët, apo faktorët e rëndësishëm politik të cilët janë në Kuvend të jenë të përfshirë. Pa marrë parasysh se si do të jetë konsensusi brenda Kuvendi apo në tryezë të partive politike”. – pohoi Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa

Ndryshimet të mos kenë në thelb qëllimin për ndjekje të mëtejshme, ndarje apo edhe drejtësi selektive pra ashtu siç po ndodh tani. Konsiderojmë se është ide e mirë dhe duhet bërë të gjitha përpjekjet që zgjidhja cila do që të jetë të bëhet me konsensus”. – tha Zekir Ramçilloviq, Deputet i pavarur

Opozita pretendon se akoma nuk e ka parë tekstin e ri të Ligjit për PSP-në. Sipas tyre, që partia të merr qëndrim nëse do ta mbështet dhe siguroj 2/3 e votave, është i nevojshëm takim i ri liderësh. Për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për PSP-në, nevojiten 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Adrian Kerimi