fbpx

Pas 3 vite pritje, Totenhami luan në stadiumin e ri

Merr fund pritja 3-vjeçare dhe sonte Totenhami do të debutojë në stadiumin e ri në në ndeshjen ndaj Kristal Pallasit, e cila nis në 20:45. Te stadiumi i ri punimet u nisën në shtator të vitit 2016, dhe afati i punimeve ishte planifikuar të mbaronte për 2 vjet, por u shtynë disa herë. Ky stadium cilësohet si një nga më modernët në botë, teksa numëron reth 62 mijë ulëse. Ndërkohë sa i përket ndeshjes Tottenhami kërkon vetëm 3 pikët për të dalë nga kriza e thellë, teksa në 5 ndeshjet e fundit Sparsat kanë humbur 4 dhe kanë edhe një barazim, pas asnjë fitore.