fbpx

Pas kronikës në Alsat, prononcohet Opera dhe Baleti

Me të transmetuar lajmin në Alsat, ministri i Kulturës ftoi në takim Siahana Jakupin për të diskutuar rreth mos pranimit të saj si korniste në “Opera dhe Balet”. Adem premtoi se do angazhohet në zbardhjen e plotë të rastit të cilin edhe vetë ai e ka cilësuar si të dyshimtë. Për këtë çështje Ademi ka takuar edhe drejtorin e Opera dhe Baletit Vaso Ristov për të dëgjuar edhe versionin e tij. Siç njoftojnë nga kabineti i Ademit, Ristov ka thënë se nuk ka pasur ndikime politike në konkursin për kornistë por se vendimi është marrë duke u bazuar në performimin e Sihanës në audiocion. Në të njëjtën mënyrë i ishte përgjigjur edhe Sihanës e cila po priste përgjigje për më shumë e dy javë.

Për vendimin, është marrë parasysh edhe rrethana e kohëzgjatjes që kandidatët kanë shërbyer me honorarë, megjithatë ajo nuk është fakt vendimtarë duke marrë parasysh që korna e katër nuk është instrument deficitar dhe ka shumë të interesuar për këtë vend pune. Fakt vendimmarrës është rezultati ku parashtruesi i ankesës, bazuar në performimin e saj është ranguar e fundit, ndërsa drejtori ka kryer zgjedhjen e kandidatëve në bazë të nenit 21 të Ligjit për marrëdhënie pune”.  – janë përgjigjur nga Opera dhe Baleti

Por Sihanës nuk i është mundësuar qasje deri tek rezultatet e audicionit.

Unë përsëri dyshoj se pikët minimale ndaj meje janë dhënë duke u bazuar në aspekt nacional sepse unë e di kualitetin tim profesional. 02-30 Unë përsëri mendoj që kandidati i cili është zgjedhur i pari në konkursin i cili u hap në Opera dhe Balet nuk i takon vendi i parë i zgjedhur nga komisioni i audicionit” – theksoi Sihana Jakupi, Korniste

Ministra e Kulturës duke dyshuar për padrejtësi, thotë se që nga dita e hënë në institucionin e Opera dhe Balet do të dërgoj inspektoratin me qëllim që të detektojë çdo parregullsi të mundshme.

Është simptomatik rasti se përse Sihana vendimin e merr kaq me vonesë. Gjithsesi se pas kësaj Sihana do të bëj një ankesë deri te Ministria e Kulturës njëjtë edhe te institucioni Opera dhe Balet dhe nga fillimi i javës tjetër inspektorati do të shkojë në Opera dhe Balet që të shqyrtojë nëse ka diçka të paligjshme për përzgjedhjen e kandidatit në vendin e punës për të cilin ka konkurruar edhe Siahan”  -tha Faton Fazliu, Shef kabineti në Ministrinë e Kulturës

Opera dhe Balet nuk e pranoi në punë Sihana Jakupin edhe pse e shfrytëzoi plot gjashtë vite, si e punësuar me honorar. Me të shpallur konkursin, në vend të Sihanës u pranua një person tjetër. Sihana dyshon se komisioni që vendosi zëvendësimin e saj është ndikuar politikisht.

Besian Leka