fbpx

Pavarësisht pakënaqësive të investitorëve gjerman, Zaev optimist për ekonominë

Kryeministri Zoran Zaev është i vetëdijshëm për pakënaqësinë që investitorët gjerman e kanë nga Qeveria. Sipas tij Qeveria e socialdemokratëve përveç për biznesin, masat që i ndërmarrin janë edhe në drejtim të uljes së varfërisë. Investitorët gjerman në anketën e realizuar mes 200 anëtarëve të tyre punës së Qeverisë i dhanë notë “zero” në sferën e ekonomisë. Ndonëse të dhënat për tremujorin e parë tregojnë realizim të dobët të investimeve kapitale, ndërsa edhe Banka Botërore e uli projektimin për rritjen ekonomike, kryeministri është optimist se do kemi vit të ekonomisë siç edhe paralajmëruan.

Unë e kuptoj Odën gjermane e cila me të drejtë reagon ndaj neve socialdemokratëve, majtistëve, kur sjellim masa të caktuara, por detyra jonë si Qeveri krahas biznesit dhe ekonomisë është edhe solidariteti, ndihma e varfërisë. Besoj se për të gjithë së bashku që në prerjen e këtij viti do të ketë situatë vin-vin”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev pret rritje të ekonomisë prej 4% në tremujorin e parë dhe tejkalim të projeksioneve qeveritare prej 3,2% deri në fund të vitit. Optimizmin, siç tha, e mbështet në informacionet për rritjen e industrisë, rritjen prej 25% të eksportit nga zonat e lira. Fajin për realizimin e dobët të reformave e hedh tek administrata e cila, sipas tij, është pjesa më e dobët. Nga ana tjetër, biznesmenët thonë se faji nuk mund të hidhet vetëm tek nëpunësit administrativ, por se shteti duhet të punojë për zhvillimin e industrisë.

Prej vitit 2001 deri në vitin 2017 kemi normë mesatare të zhvillimit prej 2,7 për qind të BPV-së, shumë më të ulët edhe se Shqipëria ku është 4 për qind dhe nga Bullgaria ku është 3,7 për qind. Nuk kemi arritur sukses me reformat. Për mua si biznesmen, është më e rëndësishme ajo që ne e shkatërruam, e zhvlerësuam industrinë“-pohoi Angell Dimitrov, Organizata e punëdhënësve.

Porositë kryesore që janë drejtuar nga pjesëmarrësit e konferencën rajonale “Ekonomia nacionale në prag të BE-së” është se Qeveria duhet doemos ta shfrytëzojë momentin e volitshëm politik, të vazhdojë me reformat në administratë, të përmirësohen standardet dhe konkurrenca, si dhe të ulet korrupsioni dhe ekonomia gri.

Aleksandra Spasevska