fbpx

Pendarovski: Nuk refuzoj përballje televizive si Gruevski

Kandidati i LSDM-së për President, Stevo Pendarovski, e ka pranuar ftesën për përballje televizive të Gordana Siljanovskës.

Kuptohet se do të ketë përballje, ka kaluar koha e Gruevskit i cili 11 vite kishte refuzuar përballje. Unë isha pjesë e një përballje të tillë para 5 viteve, nuk kam arsye tani të refuzoj. Mirëpo, ajo do të ndodhë në korniza të kampanjës e cila fillon në Prill, ka deklaruar Pendarovski, pasi Siljanovska këtë vikend me një gotë verë e ka ftuar në përballje televizive.