fbpx

Pendarovski: T’u japim legjitimitet shtesë politikave aktuale

Kandidati për president i shumicës para banorëve të Komunës së Karposhit foli për planet e tij për të ndihmuar politikat aktuale zhvillimore dhe integruese, në rast se zgjidhet president. Pendarovski edhe një herë doli në mbështetje të Marrëveshjes për emrin duke e konsideruar atë si marrëveshje të mirë e cila ruan identitetin. Ai më tej foli edhe për ligjin e gjuhëve duke e konsideruar si të rëndësishëm që të gjithë qytetarët e të gjithë përkatësive etnike të ndjehen në shtëpi.

Detyrim i pashmangshëm është që në datën 21 të këtij muaji dhe në datën 5 të muajit të ardhshëm t’u japim legjitimitet shtesë politikave të deritanishme të kësaj qeverie sepse kjo është një nga mënyrat për të treguar se Maqedonia është vërtetë në rrugën e duhur dhe jo të luajmë lojëra, të vëmë baste dhe të rrezikojmë gjithçka që kemi arritur deri tani me mbështetjen eventuale të konceptit të opozitës – u shpreh Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Alsat