fbpx

Për herë të parë pas 10 viteve ndodh kjo në Ligën e Kampionëve

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve të fazës së 1/8-ave.

Befasitë nuk kanë munguar dhe kësaj radhe ishin të mëdha, me Ajax që eliminoi Real Madridin, Porto Romën, ndërsa rikthime sensacionale bën Manchester United dhe Juventus ndaj PSG-së respektivisht Atleticos.

Dhe për herë të parë pas 10 viteve, katër skuadra angleze janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me tre prej tyre që kanë eliminuar tre skuadra gjermane.

Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Tottenham do tentojnë ta rikthejnë lavdinë e Anglisë në turneun më të rëndësishëm në Evropë.

Pos katër skuadrave angleze, të kualifikuar janë edhe Juventusi, Barcelona, Porto dhe Ajax.

Shorti për fazën çerekfinale hidhet të premten, nga ora 12:00.